75 Mall Live Search
11:23 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / MSH

Zyrtare: KB Peja suspendon Širkon

Klubi basketbollisti Peja ka njoftuar tifozët që ka suspenduar lojtarin e saj, Henrik Širko.

Ky suspendim u bë nga Shqiponjat pasi basketbollisti kroat ka thyer rregullat dhe kodet e mirësjelljes së ekipit gjatë ndeshjes së djeshme kundër KB Yllit.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbremë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë.Klubi jonë është i detyruar të marr nje vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferen e ekipes” thuhet në njoftimin zyrtar të Shqiponjave.

Širko ka qenë lojtar i Pejës në sezonin 2019/20, ndërsa u kthye në folenë e Shqiponjave pas një viti, në sezonin 2021/22.

Peja mbrëmë pësoi disfatë në përballje kundër Yllit të Suharekës me rezultat të ngushtë: 93-92.