13:23 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

ZYRTARE: Keita i Liverpoolit nënshkruan për skuadrën gjermane

Naby Keita është rikthyer përsëri në Bundesligë. Ylli afrikan që u nda me Liverpoolin para pak ditësh është zyrtarizuar sot si futbollist i ri i Werder Bremen.

Keita ishte transferuar te Liverpooli para 4 vitesh si një blerje e madhe, por që asnjëherë nuk e ka arsyetuar këtë epitet.

Werder Bremen e ka marr yllin afrikan si transfer të lirë pasi që kontrata me Liverpoolin i kishte mbaruar./Indeksonline/