Zyrtare: Kimmich nënshkruan kontratën e re me Bayernin

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich e ka vazhduar kontratën me Bayern Munchen.
Kimmich sot gjatë ditës ka firmosur kontratën e re që do e mbajë mbrojtësin/mesfushorin te “bavarezët” deri në vitin 2029, shkruan Indeksonline
Lojtari gjerman ishte në bisedime të zgjatura me ekipin nga Bundesliga. Madje kishte bërë shumë klube nga Europa të shpresonin në transferimin e tij.
Edhe pse e kishte pranuar se është në bisedime me skuadrat tjera, Kimmich në fund mori stilolapsin dhe firmosi kontratën me Bayernin./Indeksonline/
𝐃𝐞𝐞𝐩𝐥𝐲 𝐫𝐨𝐨𝐭𝐞𝐝 𝐢𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐜𝐥𝐮𝐛. 🔴⚪
— FC Bayern (@FCBayernEN) March 13, 2025
✍️ Joshua Kimmich has extended his contract until 2029.
🔗 https://t.co/Z0AFemkeEO#FCBayern #MiaSanMia #Kimmich2029 pic.twitter.com/o8XLXGNlFZ