75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

Zyrtare, kjo është data kur do të kurorëzohet Mbreti Charles III

Mbreti Charles III do të kurorëzohet zyrtarisht me 6 maj 2023. Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham.

Më herët agjencia e lajmeve Bloomberg njoftoi se ceremonia do të zhvillohet me 3 qershor, por kjo nuk është data e saktë, transmeton Indeksonline.

Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, ku u mbajt edhe shërbimi i varrimit të Mbretëreshës Elizabeth.

Kryepeshkopi i Canterbury-t do të bëj kurorëzimin./Indeksonline/