75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Kjo është skuadra e re e Alvaro Moratas

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra e Atletico Madridit.

Transferimin e tij e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll përmes një njoftimi zyrtar, transmeton Indeksonline.

’’Jam shumë i motivuar dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Jam i sigurt se do të jetë një vit i mrekullueshëm.’’, ka thënë Morata pas transferimit te Atletico Madrid.

’’Unë jam me fat që kam punuar tashmë me Simeone dhe ekipin e tij dhe kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta. Mezi pres të fillojmë përgatitjet për këtë sezon së bashku.’’, ka shtuar Morata.

Sulmuesi spanjoll u rikthe te skuadra e Atletiko Madridit pas dy sezoneve të kaluara te Juventusi./Indeksonline/