75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Zyrtare: Klubet nga Premierliga largohen nga rrjetet sociale, s’ka më ‘postime’!

Futbolli në Angli ka marrë vendim që të largohen nga rrjetet sociale për tre ditë.

Ky vendim është marrë për shkak të fyerjeve raciste që po marrin vazhdimisht lojtarët nëpërmjet këtyrëve rrjete sociale, shkruan IndeksOnline

Bojkoti i rrjeteve sociale do të fillojë nga data 30 prill (e premte) dhe do të vazhdoj deri më 3 maj (e hënë).

Çfarë do të thotë saktësisht bojkoti?

Klubet e Premierligës, RFL, WSL dhe Kampionatet e Grave nuk do të postojnë apo përgjigjen në llogaritë e tyre sociale në Facebook, Twitter dhe Instagram.

A ka ndodhur ndonjëherë kjo?

Kjo është hera e parë që futbolli anglez bashkohet në këtë mënyrë për të protestuar ndaj abuzimit në internet.

/IndeksOnline/