75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Klubi francez punëson Nicolas Anelkan

Legjenda e futbollit francez, Nicolas Anelka është punësuar te skuadra e Hyeres FC.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura europiane është emëruar drejtor sportiv te skuadra që bën gara në ligën e tretë në Francë, shkruan IndeksOnline.

41-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2015, sa ishte pjesë e Mumbai City.

Anelka gjatë karrierës luajti në klubet: PSG, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Fenerbahce, Bolton, Chelsea, Shanghai, Juventud dhe WBA./IndeksOnline/