19:37 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Zyrtare: Klubi i Barcelonës arrin marrëveshje me lojtarët për zvogëlimin e pagave

Klubi i Barcelonës ka arritur një marrëveshje me futbollistët e saj për zvogëlim të pagave.

Me këtë zvogëlim, klubi katalan do të shpëtoj 122 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Nëse nuk do të ndodhte kjo, atëherë klubi katallan rrezikonte të bankrotonte.

Në rast të bankrotimit, klubi i Barcelonës do t’i shitej ndonjë biznismeni, njëlloj sikurse PSG apo Manchester City./Indeksonline/