22:02 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi i njohur i Superligës bëhet me president të ri

Këtë sezon, KEK-u është ndër tri skuadrat e promovuar në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë.

Por, skuadra nga Obiliqi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, teksa aktualisht po kalon në krizë të thellë.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, KEK-u renditen në vendin e fundit, me vetëm një pikë, transmeton IndeksOnline.

Por, tani, ka ndryshime rrënjësore tek ”Elektricistët”. Klubi në fjalë është bërë me president të ri.

Image may contain: 3 people, people smiling

Bëhet fjalë për Besnik Mjekun, i cili do ta drejtojë tutje KEK-un. Tutje, ai ka premtuar ndryshime, sidomos nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Me shumë dëshirë e kam marrë drejtimin e klubit. Ekipi i KEK-ut do të rikthehet në janar me shumë cilësi. Do të ketë përforcime nga Maqedonia e Shqipëria”.

”Është e vërtetë që lojtarët tjerë kanë kontrata njëvjeçare me ekipet e tyre, mirëpo ne kemi kontaktuar me shumë futbollistë që mendojmë se bashkërisht do t’i arrijmë qëllimet tona”, tha Mjeku për Gazetasheshi.com./IndeksOnline/