Zyrtare: Klubi i Superligës prezanton trajnerin e njohur italian
Liria ka prezantuar sot trajnerin italian, Alberto Vincenzo Anesse.
Presidenti i Lirisë, Ilijaz Ilijazi e ka prezantuar sot Anessen para futbollistëve.
Para futbollistëve, Anesse i ka shpalosur pikëpamjet e tij për vazhdimin e këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.
Pasi që u prezantua si trajner i klubit prizrenas, Anesse drejtoi seancën e parë stërvitore me lojtarët.
Përndryshe, Liria pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, Liria është në vendin e dhjetë me 16 pikë./IndeksOnline/