Zyrtare: Klubi shqiptar transferon ish-lojtarin e Nottingham, Rama prezantohet me fanellën e gjelbër

Skuadra nga Superiorja e Shqipërisë, Egnatia ka bërë një tjetër blerje gjatë afatit të janarit.
Në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur transferimin e lojtarit, Rezart Rama, shkruan Indeksonline
Rama ka qenë pjesë e Nottingham Forest në grupmoshat e reja U21 dhe më pas ishte transferuar në klubet, si Truro City dhe Forge FC.
Mbrojtësi 23-vjeçar ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U20.
Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro./Indeksonline/