75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Kololli e Kryeziu luajnë ndaj Moldavisë, mungojnë kundër Greqisë

Zurichu ka lëshuar komunikatë zyrtare sa i përket dyshes kosovare Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.

Klubi zviceran ka njoftuar se dyshja do të lejohet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e 3 shtatorit kundër Moldavisë në Parma.

Por në takimin që pritet të luhet në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë tri ditë më vonë, Kololli dhe Kryeziu pritet të jenë mungesat e tjera të mëdha për selektorin Bernard Challandes.

Klubi i Zurichut e nënvizon faktin se Kosova është një nga zonat më të rrezikshme nga COVIDI-19 dhe kjo është arsyeja pse klubi nuk i ka lejuar ata edhe për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, që luhet në Prishtinë.