Zyrtare: Kombëtarja e Basketbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave përforcohet me një amerikane

Federata e Basketbollit të Kosovës ka lajmëruar se Kombëtarja e Femrave është përforcua me një amerikane.
Bëhet fjalë për basketbollisten, Alexi Tolefree e cila është natyralizuar në kosovare, transmeton Indeksonline.
Ajo sezonin e fundit ishte pjesë e KBF Prishtinës dhe ishte fituese e Kupës së Kosovës.
Tolefree do të jetë pjesë e Kombëtares A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që mbahet në Nikozia të Qipros prej 20 deri 25 korrik./Indeksonline/