19:56 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kombëtarja zvicerane merr lajm të keq, pensionohet ylli shqiptar

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës nga futbolli me Kombëtaren e Zvicrës, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes llogarisë zyrtare të tij në Instagram.

”Karriera ime internacionale ka mbaruar. Kapitull i mbyllur”, shkroi Behrami.

Related image

Mesfushori me prejardhje kosovare në përgjithësi ka bërë 83 paraqitje me helvetët, ku edhe ka shënuar dy gola.

Në Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë, Behrami ka bërë paraqitje impresive, teksa edhe është lavdëruar për paraqitjen e tij ndaj Brazilit, ku Neymar ishte bllokuar plotësisht nga ai.

Aktualisht, Behrami luan te skuadra e Udineses në Serie A./IndeksOnline/

My international career is over ?? #chapterclosed

A post shared by Valon Behrami (@valonbera) on