22:54 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Indeksonline, Alban Shabani transferohet tek Skendërbeu

Në fillim të këtij muaji, Indeksonline kishte raportuar se futbollisti i KF Llapi, Alban Shabani do të transferohet tek ekipi i Skendërbeut.

Llapi pak minuta më parë ka konfirmuar se Shabani tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i klubit të madh nga Shqipëria, transmeton Indeksonline.

Ai ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Skënderbeun. Sezonin e kaluar mesfushori defanziv u paraqit 18 herë për Llapin duke shënuar dy gola.

Llapi kishte tentuar vetëm ta huazonte tek Skënderbeu, por këta të fundit e kanë dashur transferimin e tij të plotë./Indeksonline/