Zyrtare: Kovacic mbetet pjesë e Chelseat
Mesfushori kroat, Mateo Kovacic ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Chelsean.
Blerja e tij klubit londinez i kushtoi 40 milionë funta, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja është konfirmuar nga ekipi i Chelseas.
“Unë vërtet e shijova sezonin tim tek Chelsea si i huazuar. Unë u ndjeva shumë rehat në klub dhe më pëlqen Londra dhe Premier Liga.”, tha Kovacic pasi u transferua./Indeksonline/