11:23 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: Krasniqi e vazhdon karrierën në Norvegji

Futbollisti kosovar, Kreshink Krasniqi e ka vazhduar karrierën në ekipin e Stromsgodset.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat-U21, ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Deri tani, kosovari kishte një kontratë deri në verë, por ai vendosi që të firmoste një të re dy-vjeçare me Stromsgodset.

“Krshniku ka treguar se ai merr përgjegjësinë për zhvillimin e tij dhe ka marrë hapa të mëdha kohët e fundit. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe kemi besim në të”, ka thënë menaxheri i sportit, Jostein Flo.

Për vazhdimin e kontratës, ka folur edhe 20-vjeçari.

“Unë e zgjata kontratën sepse klubi më dha sinjale pozitive. Të luash këtu është një sfidë, por të cilën ndihem gati. Unë dua të luftoj për një vend në formacionin startues”, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/