Zyrtare: Kristal Abazaj lojtari më i ri i Dritës

Klubi i futbollit Drita ka bërë të ditur sot, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, se ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur Kristal Abazaj.
Sulmuesi me përvojë i është bashkuar kampionit të Kosovës me një kontratë dyvjeçare.