13:33 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Kryesia e klubit kosovar jep dorëheqje të menjëhershme

Kryesia e klubit të Drenicës ka dhënë dorëheqje të menjëhershme.

Duke shikuar situatën në klub, kjo kryesi sot ka njoftuar dorëheqjen nga klubi i Vala Super Ligës.

“Pas analizimit të situatës dhe gjendjes të krijuar në klub dhe pas përpjekjeve të shumta të secilit prej anëtarëve të kryesisë gjatë kësaj periudhe, jemi munduar çdo herë që të bëjmë më të mirën për klubin dhe jemi angazhuar që ta ngritim këtë ekip në nivele sa më të larta. Mirëpo me keqardhje njoftojmë se ditën e sotme po japim dorëheqje”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se lojtarët e Drenicës kishin hyrë në bojkot pas krizave financiare./IndeksOnline/