75 Mall Live Search
11:28 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Kryeziu largohet nga Zurichu, huazohet te skuadra tjetër zvicerane

Mbrojtësi qendror, Mirlind Kryeziu, është larguar nga skuadra e Zurichut.

Kryeziu është huazuar në SC Kriens deri në fund të sezonit 2020-21. Kjo skuadër po lufton për mbijetesë në Challenge League, shkruan IndeksOnline.

Kosovari bëri 59 paraqitje me Zurich që nga dita e debutimit në vitin 2017, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.

Vlera e 24-vjeçarit në “Transfermarkt” shkon deri në 500 mijë euro./IndeksOnline/