75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / kutia

Zyrtare: Kuvendi e konfirmon se deputetët e dorëhequr (Srpska-s) nuk marrin më paga

Ashtu siq raportoi “Indeksonline” gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim zyrtar rreth pagesës së deputetëve të dorëhequr nga mandati i tyre.

Në njoftim tregohet se kur Kuvendi shpërndahet deputetët kanë të drejtë të kenë pagën kalimtare e cila rrjedh më së shumti deri në 12 muaj, por kjo nuk vlen edhe për deputetët që japin dorëheqje.

Kuvendi thotë se deputeti i dorëhequr nuk gëzon të drejtën për pagë deri në 12 muaj.

“Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj. Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në sqarim.