75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 14 Janar 2022 / MSH

Zyrtare: Kuvendi mblidhet nesër për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër në ora 14:00 do të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, kjo është pika e vetme e rendit të ditës së kësaj seance.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet pas aprovimit të kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Kurti më herët kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, për organizim të kësaj seance./Indeksonline/