75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Ky është transferimi i parë i Lazios nën urdhërat e Maurizio Sarrit

Skuadra e SS Lazios ka bërë blerjen e parë gjatë aftit të transferimeve.

Klubi nga Serie A përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun për blerjen e futbollistit serb, Dimitrije Kamenovic, shkruan IndeksOnline

“Ekzaminimet mjekësore janë duke u zhvilluar për Kamenovic”, shkruhet në njoftimin e Lazios.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e skuadrës nga Serbia, Cukaricki.

Ky është transferimi i parë i Lazios nën urdhërat e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

Vlera e futbollistit sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 500 mijë euro./IndeksOnline/