22:41 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është futbollisti i vitit në Afrikë

CAF (Shoqata Afrikane e Futbollit) ka zgjedhur më të mirët për vitin 2018.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit, shkruan Indeksonline.

Egjiptiani ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarit te Liverpooli, Sadio Mane dhe yllit të Arsenalit, Aubameyang.

Salah shkëlqeu me Liverpoolin dhe u paraqit me Kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi. /IndeksOnline/