10:23 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Vojvodës dhe Ujkanit te Torino

Skuadra nga Serie A, Torino ka gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të Marco Giampaolos.

Klubi italian ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Davide Nicola, i lindur në Luserna të Italisë, shkruan IndeksOnline.

Nicola ishte trajner i Genoas gjatë sezonit 2019-20, kurse pati në menaxhim edhe klubet, si: Livorno, Bari, Crotone dhe Udinese.

Për dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani, shpresojmë që 47-vjeçari të jetë i përshtatshëm dhe t’u jepë hapësirë të mjaftueshme.

Kujtojmë se Torino-ja gjendet në pozitën e 18-të, me vetëm 13 pikë./IndeksOnline/