Zyrtare: Ky gjyqtar referon derbin Liverpool – Manchester City
Gjyqtari Michael Oliver është deleguar për të ndarë drejtësin në derbin Liverpool – Manchester City.
Ai është njëri prej gjyqtarëve më autoritativ në Angli dhe cilësohet si më i miri në këtë punë, transmeton Indeksonline.
Derbi Liverpool – Manchester City zhvillohet të dielën nga ora 17:30.
“Të kuqtë” janë liderë me 31 pikë, 6 më tepër se “Citizens”.
/Indeksonline/