75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / L A

Zyrtare: Kyle Walker i bashkohet Burnleyt

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker është bërë me skuadër të re.

Walker, do ta vazhdojë karrierën e tij te Burnley, skuadër kjo e saporikthyer në Premierligë.

Ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Burnleyn, ku do të synojë të ndihmojë skuadrën të shmang rënien.

Walker, deri më tani ishte pjesë e Manchester Cityt, ku arriti të bënte 319 paraqitje si dhe shënoi 6 gola dhe 23 asistime.

Ai gjatë 7 viteve të tij te City, ka fituar 6 tituj të Premierligë, 2 tituj të FA Cup, 4 herë Carabao Cup, Superkupën e Anglisë dhe Evropës, Botërorin e Klubeve si dhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/