75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / G T

Zyrtare: La Liga “zhvendoset” në Arabi, nënshkruhet marrëveshja me Riyadh Season-in!

Shtëpia e futbollit në Spanjë, La Liga, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Riyadh Season nga Arabia Saudite.

Kjo kompani tashmë është sponsor global i La Ligas, shkruan Indeksonline

“Gjatë tre vjetëve të ardhshme, ne do të punojmë së bashku për të rritur industrinë e futbollit dhe të kënaqësisë, duke lidhur më shumë tifozë në mbarë botën”, tha pas kësaj marrëveshje presidenti i La Liga-s, Javier Tebas

Kujtojmë që gjatë këtyre vitëve ka shumë gjasa që ndonjë ndeshje e La Liga-s të zhvillohet edhe në stadiumet e Arabisë Saudite./Indeksonline/