75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Labinot Ibrahimi vazhdon kontratën me Partizanin

Klubi i Partizanit ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin kosovar nga Lipjani, Labinot Ibrahimi.

Mbrojtësi dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratë të re e cila do të vlej për sezonin e ri.

Ibrahimi që nga viti 2013-të është pjesë e Partizanit. Së fundmi ai fitoi titullin e Shqipërisë me familjen e kuqe.

Në të kaluarën ai kishte luajtur në ekipet kosovare si Ulpiana dhe Prishtina./Indeksonline/