13:46 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Lampard pranon akuzat, gjobitet nga Federata

Trajneri i Derby Countyt, Frank Lampard e ka pranuar akuzën e Federatës Angleze pasi u dërgua në tribuna në Rotherham.

Lampard u ndëshkua me karton të kuq pas diskutimeve me gjyqtarët ndeshjes në minutën e 77-të në humbjen, 0-1, të shtunën.

40-vjeçari ka protestuar kundër një vendimi të lojës me dorë, ku mesfushori, Tom Lawrence ishte përjashtuar me të kuq dhe kundër skuadrës së tij ishte akorduar penallti, transmeton IndeksOnline.

Lampard tani është gjobitur me një shumë prej 2 mijë funtesh, ka njoftuar Federata angleze.

”Unë kam nevojë që t’i shikoj rregullat sepse nuk dua të përjashtohem nga loja”, kishte thënë Lampard pas ndeshjes.

”Jam i pakënaqur me prekjen me dorë. Nëse këto janë rregullat, trajnerët do të përjashtohen nga loja në çdo ndeshje”.

”E pëlqej komunikimin me gjyqtarë, por kjo nuk ndodhi. Nuk ishte penallti”./IndeksOnline/