13:38 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Largohet nga Ballkani sulmuesi i talentuar

Klubi i Ballkanit ka huazuar në Istog sulmuesin anësor, Effa Lazare Tristan Dylan.

19- vjeçari do të jetë pjesë e Istogut sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Istogut, transmeton Indeksonline.

Effa ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kamerunit dhe ka luajtur për juniorët e Ballkanit këtë sezon.

Ekipi nga Suhareka është shpallur kampion në junior këtë sezon./Indeksonline/