Zyrtare: Largohet nga Gjilani, vendosë të transferohet te Drita (Foto)
Drita ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar veror, teksa së fundmi ka transferuar mesfushorin e njohur kosovar.
Bëhet fjalë për Filonit Shaqirin, i cili deri më tani ka luajtur për rivalin e përbetuar, Gjilanin, shkruan IndeksOnline.
Saktësisht, Shaqiri është përforcimi i tretë i Dritës nga Gjilani pas Betim Haxhimusës dhe Zgjim Mustafës.
”FC Drita ka arritur sot marrëveshje me Filonit Shaqirin, i cili i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit”.
”Filoniti është shprehur shumë i kënaqur që është pjesë e kampionit dhe se është i gatshëm ta ndihmojë ekipin në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Përndryshe, Shaqiri është i shquar për paraqitjet e tij impresive në repartin e mesfushës./IndeksOnline/