ZYRTARE: Largohet nga Llapi Labinot Osmani

Një ditë pas përfundimit të sezonit të Superligës së Kosovës, shumë lojtarë kanë konfirmuar se janë larguar nga skuadrat përkatëse.
Futbollisti i njohur, Labinot Osmani ka konfirmuar largimin nga Llapi përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.
Labinot Osmani nga sot është lojtar i lirë pasi kontrata i ka përfunduar.
Postimi i plotë i Osmanit:
Përmes këtij postimi desha të ju informoj që kam perfundu kontraten me Kf ,,Llapin”. Tash e tutje jam lojtar i lir i falenderoj bashklojtarët dhe tifozët ,, Legjendat”. Klubit të ,, Llapit” i dëshiroj suksese. Me rrespekt Labinot Osmani