75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / LB

Zyrtare, Lazio bën të ditur të ardhmen e trajnerit Sarri

Skuadra italiane Lazio e ka konfirmuar përmes një njoftimi që trajneri Maurizio Sarri ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë me klubin deri në qershor të vitit 2025.

“Sportitalia” kishte raportuar tashmë se marrëveshja u përfundua mbrëmë në terrenin stërvitor të “Formello” me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse të lidhura me paraqitjet.

Tani klubi ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se trajneri është i lidhur me Lazion deri në qershor të vitit 2025.

Sarri kishte marrë drejtimin e skuadrës italiane verën e kaluar dhe marrëveshja e tij e mëparshme përfundonte në qershor të vitit 2023, kështu që kjo tregon përkushtimin e tij për një projekt afatgjatë me “Biancocelesti”.