08:13 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Lazio transferon një 35-vjeçar (Video)

Skuadra e Lazios është afër ta finalizoj transferimin e radhës.

Klubi nga Italia ka publikuar një video ku shihet se portieri 35-vjeçar ka mbërritur për testet mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Silvio Proto, portieri nga Belgjika që luan te Olympiacos-i.

Proto ka luajtur për klube si; La Louviere, Anderlecht, Germinal Beerschot, KV Oostende dhe Olympiacos.

35-vjeçari gjatë karrierës së tij ka arritur të shënoj një gol, që pak portierë e arrin këtë sukses.

Kujtojmë që Lazio dje finalizoi transferimin e kosovarit, Valon Berisha./IndeksOnline/