Zyrtare: Legjenda e futbollit rumun bëhet trajner i Arlind Ajetit te CFR Cluj

Ish-sulmuesi i njohur nga Rumania, Adrian Mutu është emëruar trajner i skuadrës, CFR Cluj.
45-vjeçari para pak çastësh u zyrtarizua si trajner i klubit të famshëm në Rumani, shkruan Indeksonline
Në skuadrën e Cluj luajnë dy shqiptarë, Arlind Ajeti dhe Rinor Zejnullahu.
Kujtojmë që ish-sulmuesi i Chelseat rolin si trajner e kishte nisur në vitin 2018, ku emërua te ekipi i Wahda Reserve.
Më pas menaxhoi edhe Rumaninë në grupmoshat U21 dhe tri skuadrat e famshme: Craiova, Rapidi i Bucurestit dhe Neftchi Baku./Indeksonline/