Zyrtare: Legjenda e Manchester Unitedit emërohet trajner te Kombëtarja e njohur

Legjenda e futbollit, John O’Shea është emëruar trajner i Kombëtares së Irlandës vetëm për muajin e ardhshëm, mars – ku kjo e fundit do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.
O’Shea do të drejtoj ekipin kombëtar në dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Belgjikës (23 mars) dhe ndaj Zvicrës (26 mars), shkruan Indeksonline
42-vjeçari si asistent do ta ketë Paddy McCarthy, i cili është ndihmës trajner te skuadra nga Premier League, Crystal Palace.
“O’Shea do të jetë trajner për dy ndeshjet miqësore të muajit mars. FAI konfirmon se trajneri i ri do të emërohet në fillim të muajit prill”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Irlandës.
John O’Shea ishte pensionuar gjatë vitit 2019 sa ishte pjesë e Readingut.
Te Manchester Unitedi ai luajti nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe fitoi shumë tituj, duke përfshi edhe pesë tituj të Premier League dhe një të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/