13:53 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Legjenda e Manchesterit merr drejtimin e skuadrës angleze

Paul Scholes është emëruar trajner i skuadrës së “League Two” (e katërta me radhë në futbollin anglez), Oldham Athletic.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Anglisë ka marrë rolin e tij të parë drejtues, duke nënshkruar një kontratë 1+1 vjeçare me klubin që ai e përkrahu si i ri, shkruan Indeksonline.

Ai posedonte 10% të aksioneve të Salford City dhe u detyrua të largohet nga ajo përgjegjësi për tu emëruar si trajner.

Salford mund të promovohet në Ligën e Dytë këtë sezon dhe rregullat e EFL ndalojnë një person që mban rolet me dy klube në të njëjtën kohë.

Oldham aktualisht është në pozitën e 14-të me 42 pikë, nëntë më pak se vendi i shtatë që mundëson Playoffin. /IndeksOnline/