75 Mall Live Search
15:25 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Legjenda franceze merr drejtimin e Al Ittihad

Ish-selektori i Francës, Laurent Blanc është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës arabe, Al Ittihad.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2026 dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, shkruan IndeksOnline.

Në marrëveshjepërfshihet gjithashtu një opsion për të zgjatur kontratën edhe për një sezon.

Blanc nën urdhërat e tij do të ketë edhe sulmuesin, Karim Benzema, ku ishin së bahsku në kombëtaren franceze në vitet 2010/11./IndeksOnline/