75 Mall Live Search
17:21 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Legjenda Ruud van Nistelrooy rikthehet në Manchester United por me një rol të ri

Legjenda e skuadrës së Manchester United, Ruud van Nistelrooy është rikthyer edhe zyrtarisht në ”Old Trafford”.

Holandezi do të jetë ndihmës trajner i Erik Ten Hag, në sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

United përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se Ruud van Nistelrooy dhe Rene Hake janë emëruar si ndihmës menaxher të ekipit të parë të meshkujve.

Ata kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2026.

“Jam i kënaqur që Rene dhe Ruud kanë rënë dakord të bashkohen me projektin tonë, duke shtuar një përvojë të madhe, njohuri dhe energji të re në stafin. Tani është një kohë e mirë për të rifreskuar ekipin e trajnerëve, ndërsa ne synojmë të ndërtojmë arritjet e dy viteve të fundit dhe të shkojmë në nivelin tjetër.”, deklaroi Ten Hag pas zyrtarizimit të ndihmësve të tij./IndeksOnline/