75 Mall Live Search
16:20 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / C E

Zyrtare: Leicester City firmos për tre sezone me mesfushorin e Tottenham

Harry Winks është lojtari më i ri i skuadrës së Leicester City, ekip që këtë sezon do të garojë në Championship, pasi edicionin e fundit u rendit në vend 18-të rrëzua nga Premier League.

Në një postim në rrjetet sociale “dhelprat” bëjnë me dije se mesfushori i Tottenham tashmë do të jetë pjesë e ekipit të tyre.

Winks firmosi kontratë 3-vjeçare me Leicester, ndërsa rikthehet në “ishull” pas sezonit me fanellën e Sampdorias, me të cilën ai bëri 20 paraqitje në Serie A.