17:27 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Zyrtare: Lëndohet Arijanet Muric, mund të mungoj në grumbullimin e radhës të Kosovës

Telashet për Përfaqësuesen e Kosovës nuk kanë të ndalur kohëve të fundit.

Lajmet e fundit dëshpërojnë sërish pasi portieri, Arijanet Muric ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar për Gironën.

Klubi spanjoll ka njoftuar se Muric ka pësuar lëndim në miqësoren e fundit që ka zhvilluar dhe do të mungojë rreth 3 javë.

Arijanet Muric – Në ndeshjet miqësore që ai zhvilloi me ekipin e tij, lojtari pësoi një dëmtim të muskulit të këmbës së djathtë. Koha e shërimit është përafërsisht 3 javë“, ka shkruar klubi.

Muric këtë sezon është transferuar në klubin spanjoll në formë të huazimit nga Manchester City. Numri një i Kosovës nëse nuk arrin të rikuperohet, atëherë do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të kombëtares. /IndeksOnline/