75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Leotrim Krasniqi largohet nga Liria

Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Leotrim Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi prizrenas përmes një deklarate në faqen zyratre në Facebook, shkruan IndeksOnline.

”FC Liria falënderon me mirënjohje të thellë trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e çmuar, përkushtimin e palodhshëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.

Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbeten gjithmonë të veçantë.

Të urojmë suksese të mëdha në çdo hap të ardhshëm të karrierës tënde!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/