75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Gj Sh

Zyrtare: Leutrim Krasniqi trajner i ri i Dinamos

Leutrim Krasniqi është zyrtarizuar si trajner i Dinamos së Ferizajit.

Pas një perjudhe pushimi disa mujor, prej se u largua nga Liria, Krasniqi ishte i papunë, derisa tahsme do ta drejtoj Dianmon, shkruan IndeksOnline.

Skuadra ferizajase ka bërë të ditur se stafi i trajnerëve do të kompletohet në ditët e ardhshme.

”Mirë se vjen në FC Dinamo, trajner Leutrim!

FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik.

I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë!

 Për ndihmës-trajnerin do të njoftoheni së shpejti.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/