75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Liria bëhet me trajner të ri

Pas shkarkimit të Nedim Yigit, Liria është bërë me trajner të ri.

Klubi prizrenas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun nga Maqedinia, Mirsad Jonuzi, shkruan IndeksOnline.

Prezantimi i tij është bërë ditën e sotme, i shoqëruar nga drejtues të klubit.

Jonuzi ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti./IndeksOnline/