Zyrtare: Liria njofton largimin e Liridon Lecit
Klubi i Futbollit FC Liria ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, Liridon Leci.
Përmes një komunikate për media, klubi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin, punën e palodhur dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij në zhvillimin dhe menaxhimin e ekipit vlerësohet lart nga drejtuesit e klubit, shkruan Indeksonline
“FC Liria e falënderon trajnerin Liridon Leci për përkushtimin dhe korrektësinë e treguar dhe i uron suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe në karrierën profesionale,” thuhet në njoftimin e klubit.
Nga FC Liria bëhet e ditur se në ditët në vijim do të ketë njoftime shtesë lidhur me hapat e mëtejshëm dhe drejtimin e ri të skuadrës./Indeksonline/

