Zyrtare: Liria prezanton “shpëtimtarin”
Erdogan Celina do të jetë kryetrajner i Lirisë së Prizrenit.
Skuadra nga Prizreni njofton se antarët e Bordit të klubit me shumicë votash kanë zgjedhur ndihmëstrajnerin e Kosovës U21 si shpëtimtarin.
Të propozuar për këtë post ishin edhe Gzim Hasi dhe Skender Shengyli, por Celina fitoi shumicën e votave.
Ai nesër do të paraqitet para futbollistëve për të prezantuar idetë e veta, ku mbijetesa është synimi kryesorë.
Kujtojmë se skuadra e Lirisë të premtën shkarkoi trajnerin italian, Alberto Anesse pas barazimit ndaj Gjilanit 1-1. /IndeksOnline/