Zyrtare: Liria shkarkon Bledar Devollin

KF Liria ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bledar Devolli.
Këtë e bënë të ditur në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku njoftuan ndërprerjen e marrëveshjes me të.
“Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit!
Falënderojmë trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit dhe i urojmë suksese në të ardhmen. FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona”, njoftoi KF Liria në Facebook.
Liria, aktualisht gjendet në vendin e 5-të në grupin A të Ligës së Parë, ku ka gjithsej 23 pikë aq sa Trepça-89 në vendin e 4-të./IndeksOnline/