75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / C E

Zyrtare: Liria shkarkon trajnerin Nedim Yigit

Humbja nga Fushë Kosova ka qenë fatale për trajnerin turk të Lirisë, Nedim Yigit.

Skuadra nga Prizreni, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin.

“Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë. Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta”, thuhet në njoftimin e klubit.

Liria ka njoftuar se së shpejti do të emëroj trajnerin e tyre të ri.

Pas 13 javësh, Liria është në vendin e fundit me 8 pikë. /IndeksOnline/