Zyrtare: Liridon Balaj në futbollin shqiptar, transferohet te Skënderbeu

Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Balaj është bërë me skuadër të re.
25-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën nga Shqipëria, Skënderbeu, shkruan Indeksonline
Balaj ishte pa skuadër qysh nga muaji korrik i këtij viti dhe tashmë është veshur “bardhekuq”.
Futbollisti ka luajtur për skuadrën e Besës së Pejës, para se të vazhdonte karrierën në Zvicër te Aarau dhe te Schaffhausen.
Poashtu Balaj luajti edhe për skuadrën belge, KMSK Deinze./Indeksonline/